Mbi 28 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur shifrën mbi 28 mijë

Pamje nga tërmeti në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka tejkaluar shifrën 28 mijë dhe shpresa për të gjetur shumë të tjerë të mbijetuar po zbehet pavarësisht disa shpëtimeve të mrekullueshme.

Shpëtuesit gjermanë dhe ushtria austriake kanë ndërprerë operacionet e kërkimit të shtunën, duke përmendur përleshjet midis grupeve të paidentifikuara.

Një shpëtimtar ka thënë të premten se siguria pritet të përkeqësohet pasi furnizimet ushqimore pakësohen.

Mediat lokale raportojnë se gati 50 persona janë arrestuar për grabitje, me disa armë të sekuestruara. Rreth kësaj çështje, presidenti turk ka thënë se do të përdorte fuqitë emergjente për të ndëshkuar këdo që shkel ligjin.

Një zëdhënës i ushtrisë austriake herët të shtunën ka thënë se  përleshjet midis grupeve të paidentifikuara në provincën Hatay kishin lënë dhjetëra personel nga Njësia e Ndihmës ndaj Fatkeqësive të Forcave Austriake që kërkonin strehim në një kamp bazë me organizata të tjera ndërkombëtare.

“Ka një agresion në rritje midis fraksioneve në Turqi”, ka thënë nënkoloneli Pierre Kugelweis në një deklaratë.

“Shanset për të shpëtuar një jetë nuk kanë asnjë lidhje të arsyeshme me rrezikun e sigurisë”.

Disa orë pasi Austria ka ndërprerë përpjekjet e saj të shpëtimit, ministria e mbrojtjes e vendit ka thënë se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtje, duke lejuar rifillimin e operacioneve të shpëtimit.

Dega gjermane e grupit të kërkim-shpëtimit ISAR dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (TSW) gjithashtu pezulluan operacionet, duke përmendur shqetësimet e sigurisë. BBC

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika