Mbi 29 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur shifrën mbi 29 mijë

Njerëzit që kanë mbijetuar nga tërmeti tragjik duke qëndruar pranë zjarrit gjatë operacionit të shpëtimit në Turqi © (Piroschka van de Wouw/Reuters)

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Sirinë veriperëndimore ka kaluar shifrën 29 mijë, derisa përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar ende.

Numri i vdekjeve në Turqi gjatë kësaj të diele është rritur në 24 mijë e 617, ndërsa më shumë se 4 mijë 500 njerëz kanë vdekur në Siri, raporton aljazeera.

Shpëtuesit gjermanë dhe ushtria austriake ndërprenë operacionet e kërkimit të shtunën, duke përmendur përleshjet midis grupeve të paidentifikuara.

Për shkak të tërmetit, Turqia tashmë është në zi kombëtare deri të dielën e 12 shkurtit, derisa ka shprehur gjendje emergjente për 3 muaj.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika