Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike, kanë shprehur shqetësimin lidhur miratimin e Ligjit për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë. Por nuk janë të vetmit. Pas tyre, rreshtohen edhe 30 të tjerë.
Përmes një postimi në Facebok, ata kanë thënë se Ligji për Pagat është miratuar pa e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit.
“Ligji për Pagat, i cili ka për qëllim të harmonizojë pagat në sektorin publik, është miratuar pa e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit i cili përdoret për të caktuar lartësinë e pagave, duke pamundësuar kështu diskutimet më të thella mbi vlerat e pagave nga grupe të ndryshme shoqërore, si dhe duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe ligjshmërisë. Për më tepër, Ligji për Zyrtarët Publikë, i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, në formën në të cilën është miratuar, rrezikon të shtojë ndikimin politik në shërbimin civil”, thuhet në reagim.
Këtij reagimi i bashkohen organizatat, sindikatat dhe federatat sindikale të listuara më poshtë:
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSP),
Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës (SPKLK),
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).
Grupi Avokues i Kosovës (KAG),
Grupi i OJQ-ve për Veprim të Përgjegjshëm Mjedisor (ERA),
Gratë për Gratë e Kosovës (KW4W),
Instituti Demokraci për zhvillim (D4D),
Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime – “iCHAT”,
Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS,
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”,
Nevo Koncepti (NVK),
OJQ Iniciativa për Zhvillim Lokal (IZHL),
OJQ Handikos Gjakovë,
OJQ “ZANA”,
OJQ “Gruaja Hyjnore”,
OJQ “Green Energy Kosova”,
Oda ndërkombëtare e të rinjëve Prizren (JCI Prizren),
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT),
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ),
Qendra Kosovare për Vetë-përkrahje (QKVP),
Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA),
PEN – Peer Educators Network,
Rrjeti i Grave të Kosovës (KWN),
Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK),
Sindikata e punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova,
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve IPKO (SPPI),
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK),
Shoqëria për Zhvillimin e Edukimit dhe Ndërmarrësisë (SEED), dhe
Solidar Suisse në Kosovë.