Mbi 32 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, MASHTI del me sqarim për prindërit që s’po mund të aplikojnë për fëmijët nën 6 vjet

"Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime...Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin [email protected]"

Tekste shkollore

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 – aplikimi ka filluar dje – kanë aplikuar mbi 32 mijë persona për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Gjatë ditës së premte (dje, 25 gusht) kur u hap dhe u bë publik linku për aplikim, por edhe gjatë ditës së shtunë (sot) ka pasur raportime se sistemi në e-Kosova nuk po funksionon si duhet. Por, sipas Kelmendit sistemi është duke funksionuar mirë.

Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime. Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900”.

Më tej, Kelmendi ka theksuar se shtëpitë botuese kanë bërë publik çmimet e teksteve shkollore dhe nuk mund t’i rritin më çmimet.

“Shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten. Po ashtu kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, ai ka sqaruar një problem që po hasin prindërit për të aplikuar në e-Kosova, për fëmijët e tyre që kanë më pak se 6 vjeç.

Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin [email protected]”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika