Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë 48 palestinezë në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza të dielën, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 34,097 njerëz.

Të paktën 76,980 njerëz janë lënduar që nga 7 tetori, tha ministria. Një numër palestinezësh janë bllokuar nën rrënojat dhe rrugët e shkatërruara, shtoi ministria, por ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata.

Sipas CNN, shumica dërrmuese e të vrarëve në Gaza janë gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë. Që nga 20 prilli, ministria raportoi:

Të paktën 72% e të vrarëve janë gra dhe fëmijë, më shumë se 9,100 gra janë vrarë.

Më shumë se 14,000 fëmijë janë vrarë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika