Mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara nga policia për një muaj me ligjin e ri për trafikun

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 36 mijë e 427 gjoba për një muaj

Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga data 3 prill deri më 3 maj, ka shqiptuar gjithsej 36 mijë e 427 gjoba.

“Me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës gjatë muajit të parë të implementimit të ligjit të ri të trafikut, ka ndërmarrë fushata për vetëdijesimin dhe sensibilizimit e qytetarëve në respektim të rregullave dhe kontributit të përbashkët për parandalimin e aksidenteve në trafik.”

Policia e Kosovës apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat e trafikut.

“Policia e Kosovës, APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat e trafikut, sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore, duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik,” shkruhet në njoftim.

Nga këto gjoba, 27 mijë 003 janë shqiptuar për tejkalim shpejtësie, 4 mijë e 548 për mosvendosje të rripit të sigurisë, 2 mijë e 659 për përdorim të telefonit dhe të tjera.

Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 639 mjete të paregjistruara, mes tyre: 511 vetura, 11 kamionë, 100 motoçikleta dhe 5 trotinetë elektrikë.

Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor ka hyrë në fuqi nga prilli i këtij viti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika