Mbi 4 mijë aksidente rrugore në tremujorin e parë të 2023-tës

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, ka thënë se Policia e Kosovës e parasheh si objektiv kryesor sigurinë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Rexhepi është shprehur se policia ka ndërmarrë disa aktivitete si plane operative, që kontrollojnë shpejtësinë, po ashtu, edhe plane operative që kanë të bëjnë në bashkëpunim me institucionet e tjera, si dhe patrullim shtesë me vetura civile dhe të shenjëzuara.

Ai ka thënë se në periudhën janar – mars të vitit 2022, janë shënuar 4528 aksidente, kurse në periudhën e njëjtë të vitit 2023 ka pasur 4248 aksidente në total.

Një prej objektivave të këtij viti, sipas Rexhepit, është që të ketë mbështetje në kapacitete humane si dhe në projekte me pajisje inteligjente.

Tutje, ai ka treguar se pse ka pasur shqiptime të kundërvajtjeve më pak këtë vit sesa në vitin e kaluar.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse dhe qytetarët jemi duke realizuar projektin për parandalimin e aksidenteve dhe sensibilizimin e pjesëmarrësve në komunikacion. Përmes komunikimit, ligjëratave etj. Policia Kosovës është e fokusuar në sigurinë rrugore për atë arsye ka pasur shqiptim të kundërvajtjeve më pak sesa vitin e kaluar”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se përkundër që fushatat sensibilizuese kanë pasur rezultate pozitive, ata nuk janë të kënaqur me sigurinë në trafik.

“Planet e policisë dhe fushatat sensibilizuese tregojnë pasqyrë të rezultateve pozitive për komunikacionin rrugor, por prapë si polici nuk jemi të kënaqur sepse synojmë të jemi edhe më mirë pasi humbja e vetëm një jete ka rëndësi të madhe”, ka thënë ai.

Ai tregoi se pas konkursit të fundit pritet që 450 kadetë të shkojnë në Akademinë Policore, që pritet ta fillojnë me gjeneratën më 12 prill.

Kelani tha se “për shkak të dorëheqjeve të policëve në Mitrovicën Veriore ka qenë edhe konkursi i fundit, ka nevojë të ketë ende kandidatë nga komunitetet dhe konkursi i ardhshëm mund të jetë për atë arsye”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika