“Mbi 4 mijë e 800 vota të refuzuara”, KQZ-ja shpalos arsyejet e detajuara të refuzimit të tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] në mbledhjen e sotit ka njoftuar se janë aprovuar mbi 62 mijë zarfe nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të dërguara në kutitë postare të KQZ-së. Ndërsa mbi 4 mijë e 800 vota janë refuzuar.

Në mbledhje, KQZ-ja ka shpalosur detajet kryesore të refuzimit të votave, ku “310 të tilla janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk ka qenë i personalizuar (një person – një fletëvotim), 24 zarfe nuk kanë pasur vulë postare, 178 pasi brenda tyre ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim…”.

“Sipas të dhënave të KQZ-së, nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të dërguara në kutitë postare të KQZ-së, janë aprovuar 62,990 zarfe, ndërkaq janë refuzuar 4,865 të tjera. Gjatë vlerësimit, është vërtetuar se 131 zarfe janë dërguar gabimisht në kutitë postare të KQZ-së, kurse 729 zarfe nuk janë vlerësuar, pasi aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Për vlerësimin e këtyre zarfeve, është e nevojshme skanimi i listës së votuesve të përfaqësive diplomatike, për të mundësuar krahasimin dhe shmangien e votimit të dyfishtë.

Arsyet e refuzimit të 4,865 zarfeve: – 2,870 zarfe nuk janë proceduar, pasi votuesit ishin të anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës (29 gusht 2024 – 26 dhjetor 2024);
– 310 zarfe janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk ka qenë i personalizuar (një person – një fletëvotim);
– 24 zarfe janë refuzuar, pasi nuk kanë pasur pullë/vulë postare;
– 138 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit i kanë dërguar nga një shtet tjetër nga ai që kishin deklaruar gjatë regjistrimit;
– 178 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim;
– 432 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka munguar dëftesa e regjistrimit dhe kanë përmbajtur vetëm fletëvotimin;
– 45 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar fletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës dhe nuk kanë përfshirë dëftesën e regjistrimit;
– 868 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë”, bëhet e ditur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika