Mbi 4 mijë stentime dhe koronarografi u kryen në QKUK

Klinika e Kardiologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është avancuar në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Vetëm gjatë vitit 2024, janë kryer mbi 4 mijë koronarografi dhe stentime të zemrës, derisa shërbimi i elektrofiziologjisë së zemrës është në rrugë të drejtë për t’u bërë shërbim i zakonshëm në këtë klinikë.

Klinika e Kardiologjisë, foto ilustrim.

Klinika e Kardiologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është avancuar në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Vetëm gjatë vitit 2024, janë kryer mbi 4 mijë koronarografi dhe stentime të zemrës, derisa shërbimi i elektrofiziologjisë së zemrës është në rrugë të drejtë për t’u bërë shërbim i zakonshëm në këtë klinikë.

Ushtruesi i drejtorit të Klinikën së Kardiologjisë, Faik Shatri thotë janë ndër klinikat me numrin më të madh të shërbimeve në nivel të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Shatri thekson se vitin që lamë pas shfrytëzueshmëria e shtretërve ka qenë 101%.

“Një ndër klinikat me numrin më të madh të shërbimeve në QKUK, në shërbimet internistike është sigurisht klinika me numrin më të madh të shërbimeve…Është me të vërtet një numër impozant duke pas parasysh kufizimin e kapaciteteve që kemi në shtretër, shfrytëzueshmëria e shtretërve është 101% mesatarisht në vit, çdo ditë kemi pas shtretër shtesë. Janë arritur numra të mirë në punë, është përmirësuar dukshëm cilësia e shërbimit….Së fundmi kemi fillua që të mbështesim edhe Spitalin Regjional të Prizrenit me resurset tona humane, kemi filluar që çdo ditë të dërgojmë ekipin nga mëngjesi deri në ora 14:00, dhe puna në Prizren dhe një koronarografi që pritet të na vijë gjatë këtij viti do të rris vëllimin e punës”, thotë ai.

Sa i takon shërbimit të Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, janë kryer mbi 100 raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës, në përkrahje dhe mbikëqyrje të ekspertëve të jashtëm.

Kardiologu i Klinikës së Kardiologjisë, Arlind Batalli u shpreh se kjo klinikë po përjeton një fazë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ai tha se vetëm në vitin 2024, kanë kryer mbi 4 mijë stentime dhe koronarografi.

“Klinika e Kardiologjisë po përjeton një fazë të rëndësishme të zhvillimit në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Gjatë vitit që lamë pas është kryer një punë voluminoze,  janë realizuar mbi 20 mijë vizita specialistike dhe konsultime specialistike kardiologjike, janë realizuar mbi 4  mijë intervenime me stentime dhe koronarografi. Po ashtu, janë realizuar mbi 11 mijë ekzaminime jo invazive kardiologjike përfshirë eukardiografi dhe ergometri”, tha ai.

Se gama e shërbimeve kardologjike po rritet në Kardiologji pranë QKUK-së e potencon edhe profesori i kardiologjisë, Shpend Elezi.

Duke renditur disa nga shërbimet komplekse të zemrës që tashmë po kryhen edhe në këtë institucion publik shëndetësor, Elezi tha se është rritur kompleksiteti i intervenimeve të enëve koronare./kp

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika