Mbi 4 orë pritje për dalje nga Merdari

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdar, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë

Ilustrim

Pika më e ngarkuar kufitare për dalje nga territori i Kosovës vazhdon të jetë Merdari.

Të enjten e 25 gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdar, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë.

Në dalje të pikës kufitare në Merdar, pritjet janë nga 240-260 minuta, kurse kolona e automjeteve raportohet të jetë 1800 metra.

Ndërkaq, në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 70 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 500 metra.

Kurse në dalje të pikës kufitare në Mutivodë, pritjet janë deri në një orë dhe kolona e automjeteve në dalje të kësaj pikë është 200 metra.

Përveç këtyre pikave kufitare, në Muçibabë dhe Jarinje, pritjet për dalje nga territori i Kosovës janë 10 deri në 15 minuta.

Sa i përket pikave të tjera kufitare, pritjet nuk janë të gjata, po ashtu nuk raportohet të ketë kolona të gjata të automjeteve.

Fluksi në pikat e kalimit kufitar

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika