Mbi 40 hektarë mal digjen në Bjeshkët e Deçanit, shkaktar dyshohet të jetë dora e njeriut

Në Bjeshkët e Deçanit më saktësisht në zonën e njohur si “Kulla e Qelisë” nga një zjarr që nisi një ditë më parë janë djegur mbi 40 hektar mal. Erërat e forta dhe terreni i vështirë, bashkë me mungesën e pajisjeve adekuate të zjarrëfikësve të Deçanit, e bënë të vështirë lokalizimin e shpejtë të zjarrit, që ndodhi vetëm gjatë ditës

Gjithçka që përfshihej brenda një hapësirë prej mbi 40 hektarësh në zonën e njohur si “Kulla e Qelisë” të Bjeshkëve t Deçanit u bë shkrumb e hi.

Zjarri që kishte filluar të shtunën, u përhap shpejtë në këtë zonë i ndihmuar edhe nga erërat.

Ekipet e zjarrëfikësve të Deçanit e Junikut dhe numër u madh i vullnetarëve mesditën e së dielës ishin ende në luftë me flakët.

“Deri tash në një perimeter shumë të madh është lokalizuar zjarri, diku janë 40-50 hektar, tereni siç po shihet është shumë i vështirë dhe rrezikshëm”, ka theksuar Shaqë Mati, zjarrëfikës.

Ndaljen e zjarrit e bënte edhe më të vështirë terreni i papërshtatshëm.

Rruga për të arritur deri tek pjesa e malit që është duke u djegur është goxha e vështirë dhe atje mund të arrihet veç me pasijet të cilat i posedojnë organet kompetente, megjithatë në këtë djegie të malit e cila po bëhet në këtë pjesë të Deçanit e mirë është që nuk ka shtëpi dhe banorë që janë duke banuar atje të cilët mund të ishin rrezikuar,

Ndërkaq, pak kohë më vonë komandanti i “Brigadës së Zjarrëfikësve” në këtë komunë tha që zjarri është lokalizuar, dhe se pa ndihmen e ofruar do ishte e pamundur.

“Ka qenë një zjarrë shumë i madh dhe ka pas shumë telashe, jemi mobilzu me krejt zjarrëfikësat që këmi pas, ka pas vullnetarë me të cilet jemi mundu edhe sot tërë ditën prej mëngjesit duke ndal zjerm”, ka deklaruar Besim Selmanaj, Komandant i Brigadës së Zjarrëfikësve në Deçan.

Ndërkaq, shkaktimin e tij kryetari i komunës Bashkim Ramosaj po e sheh të shkaktuar veç nga dora e njeriut.

“Ajo që nuk do ndonjë koment është që zjarri nuk ka arsyetim tjetër është zjarr i vendosur prej ndonjë njeriu, prej pakujdesie dikush që shkon me bo piknik ose shëtitje”, ka theksuar Bashkim Ramosaj, Kryetar i Komunës së Deçanit.

Televizioni ka kontaktuar me përfaqësues të policisë e prokurorisë në rajonin e Pejës, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nëse rasti i fundit i zjarreve, tashmë është duke u hetuar si zjarrëvenie e qëllimshme.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika