Mbi 40 mijë familje të cenueshme përfitojnë nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike

40 mijë e 620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike, i cili do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit, njoftoi ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

Ai ka thënë se 40 mijë e 620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike, i cili do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.

“Subvencionimi bëhet në kuadër të pilotimit të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cënueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Komisioni zbatues ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet e familjeve që kanë aplikuar online. Gjithashtu, me automatizëm janë shqyrtuar sipas kritereve të njëjta edhe familjet që në të kaluarën kanë përfituar nga skema e vjetër mbështetëse, meqenëse të dhënat e tyre i kemi pasur në databazë.  Të gjitha familjet që janë miratuar nga Komisioni zbatues e që kanë përfituar nga subvencionimi, këtë do të mund ta shohin në faturat e tyre të energjisë elektrike”, shkroi ai në Facebook.

Ai ka theksuar se gjatë shqyrtimit Komisioni ka hasur në numër të konsiderueshëm të aplikacioneve që kanë përmbajtur gabime dhe ka qenë e pamundur që këto aplikime të shqyrtohen.

Në lidhje me këtë, ministri i këtij dikasteri ka potencuar se aplikuesit do të pranojnë një e-mail me udhëzimin se si të riaplikojnë me të dhëna të sakta.

“Gjithashtu, kanë qenë edhe rreth 10 mijë aplikacione që nuk kanë përmbushur kriterin e të ardhurave për t’u konsideruar si familje e cënueshne – kanë pasur të ardhura që kanë tejkaluar nivelin mesatar prej 150 euro/muaj/anëtar. Këta aplikues do të pranojnë një email që i njofton për refuzimin e aplikimit”, shtoi ai.

Murati njoftoi se do të ketë edhe një grup të dytë të aplikimeve që do të shqyrtohen.

Aplikimi është i hapur deri më datën 31 janar 2024, në platformën eKosova.

May be an image of text that says '40,620 familje të cenueshme perfitojnë nga subvencionimi faturave të energjisë elektrike Subvencionimi do të realizohet në faturat e energjisë elektrike për muajin janar 2024 KOSOVES CAV PUNES HETRANSFEREVE Funded by the European Union'

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika