Mbi 40 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më shumë se 40 mijë kanë vdekur deri tani nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën

Pasojat e tërmetit në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur në 41 mijë e 132 persona.

Kështu kanë njoftuar të mërkurën mediat ndërkombëtare në përditësimin e tyre të fundit.

Viktimat në Siri kanë arritur në 5714 persona, ndërsa më i lartë është në Turqi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë brenda vendit për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja.

Edhe ekipet shqiptare po punojnë në Turqi, madje gjatë ditës së djeshme kanë publikuar videot e shpëtimit të dy personave të cilët qëndruan më shumë se një javë nën rrënoja.

Tërmeti ka goditur të hënën e 6 shkurtit Turqinë dhe një pjesë të Sirisë, si pasojë janë rrënuar shumë ndërtesa.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika