Mbi 400 mijë kilogramë produkte ushqimore të asgjësuara për gjashtë muaj nga AUV-i

Të paktën 400 mijë kilogramë produkte që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum janë asgjësuar me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka bërë të ditur Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion

Të paktën 400 mijë kilogramë produkte që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum janë asgjësuar me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka bërë të ditur Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion.

Thaçi ka thënë se krahas mungesës së kushteve për konsum, janë larguar edhe për shkak të mungesës së dokumentacionin e origjinës.

“Në planet nacionale, fokusin e kontrollit me inspektim në sezonin e verës e kemi në produktet që kërkojmë kushte të ruajtjes. Kemi pasur raste kur në produktet e caktuara të cilat janë hasur duke u ruajtur në kushte jo adekuate, menjëherë janë larguar nga tregu dhe janë asgjësuar dhe ndaj palës është iniciuar fletëparaqitje për gjykatë. Edhe këtë vit kemi pasur produkte që janë larguar, në disa raste arsyeja ka qenë ruajtje jo adekuate dhe sasia e përgjithshme e asgjësimit për këtë vit e kalon rreth 400 mijë kilogramë. Nuk është vetëm për shkak të kushteve të ruajtjes, por ka me lajmërimin e vet bizneseve për arsye të ndryshme, mungesë dokumentacioni, origjine të cilat kanë rezultuar se nuk është për konsumim”, ka thënë Thaçi.

Thaçi në këto temperatura të larta, ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes permanent në produktet ushqimore. Ai ka deklaruar se të gjitha produktet që janë në treg, janë të inspektuara dhe janë të sigurta për konsumim.

Tutje, Thaçi ka thënë se nuk ka ndonjë kategori të caktuar se çka duhet eliminuar në stinën e verës, mirëpo ka shtuar se të gjitha produktet që janë të ndjeshme duhet të ruhen në temperatura adekuate.

“Të gjitha ato që kërkojnë kushte të ruajtjes duhet të ruhen përderisa i kanë të shkruara kushtet e ruajtjes, nënkupton se jetëgjatësia e tyre është e vlefshme. Përderisa jemi autoritet qendror, secili produkt që është në treg është i sigurt sepse nëse s’do të ishte ai produkt i sigurt ne do ta largonim nga tregu, por gjithmonë gjatë regjimit apo dietës së ushqyerit gjithmonë konsumatorët duhet të ushtrojnë kujdes”, ka thënë ai. /EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika