Shifrat e tepërta të vdekshmërisë së OBSH-së pasqyrojnë njerëzit që vdiqën nga COVID-19, si dhe ata që vdiqën si rezultat indirekt i shpërthimit të pandemisë.
Gjithashtu, janë kalkuluar vdekjet e parandaluara gjatë pandemisë, për shembull për shkak të rrezikut më të ulët të aksidenteve të trafikut gjatë bllokimeve.
Samira Asma, ndihmësdrejtoresha e përgjithshme e OBSH-së për të dhënat, analitikën dhe shpërndarjen për ndikim, e cila bashkëdrejtoi procesin e llogaritjes, tha se të dhënat ishin të nevojshme për të vlerësuar dhe mësuar nga ajo që ndodhi gjatë pandemisë.
“Nuk dua të flas për llogaritjet, por thjesht bëjë thirrje për më shumë mbështetje për vendet për të përmirësuar raportimin. Ndërsa, nuk dihet shumë.”
Por shifrat janë gjithashtu shumë më të larta se shifra zyrtare për shkak të vdekjeve që munguan në vendet pa raportim adekuat. Edhe para pandemisë, rreth gjashtë në 10 vdekje në mbarë botën nuk janë regjistruar, tha OBSH.
Raporti tregoi se pothuajse gjysma e vdekjeve që deri më tani nuk ishin numëruar ishin në Indi. Raporti sugjeron se 4.7 milionë njerëz vdiqën atje si rezultat i pandemisë, kryesisht gjatë një rritjeje të madhe në maj dhe qershor 2021.
Qeveria indiane, megjithatë, e vendos numrin e saj të vdekjeve për periudhën janar 2020-dhjetor 2021 shumë më të ulët: rreth 480 mijë.
Paneli i OBSH-së, i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë që kanë punuar me të dhënat për muaj të tërë, përdori një kombinim të informacionit kombëtar dhe lokal, si dhe modele statistikore, për të vlerësuar totalet ku të dhënat janë të paplota.