Mbi 5 mijë qytetarë me të drejtë vote në Zveçan, vetëm 4 prej tyre kanë votuar në njërën nga qendrat e vendvotimeve

Situata është e qetë në Zveçan, sipas gazetarit të RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani. Ai ka thënë se në njërën nga qendrat e vendvotimeve, vetëm 4 nga 5 mijë e 218 qytetarët kanë votuar

Lidhja direkte e gazetarit Sylejman Sylejmanit në speciale të RTV Dukagjinit

Gazetari Sylejman Sylejmani në një lidhje direkte nga Zveçani ka thënë se situata është e qetë.

Sylejmani ka thënë se në këtë qendër votimi kanë të drejtë vote 5 mijë e 218 qytetarë, mirëpo vetëm katër prej tyre e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në njërën nga qendrat e vendvotimeve, ndërsa një prej qytetarëve që ka votuar ka qenë kandidatja Sllagjana Pantoviq.

Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës ka patrullime nga Policia e Kosovës në këtë zonë.

Sylejmani ka shtuar se interesimi më i madh për të votuar ka qenë në fshatin Lipë të kësaj komune.

Derisa ka theksuar se prokurorët e Themelores së Mitrovicës janë të angazhuar për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Janë të angazhuara edhe njësitet e shtuara të Policisë së Kosovës”, ka thënë ai në specialen e RTV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika