Mbi 50 viktima nga vapa ekstreme në Indi

Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur në Indi gjatë tri ditëve të fundit për shkak të nxehtit, me temperaturat që arritën deri në 50 gradë Celsius, duke prekur rëndë shtetet Utar Pradesh dhe Odisha, ndërsa disa nga viktimat ishin të angazhuara në zgjedhjet e përgjithshme të vendit

Foto ilustruese

Më shumë se 50 njerëz vdiqën në Indi gjatë tri ditëve të fundit, si pasojë e një vale të të nxehtit që përfshiu disa rajone të këtij vendi.

Së paku 33 veta vdiqën në shtetin verior, Utar Pradesh, thanë autoritetet atje.

Në mesin e viktimave, sipas tyre, ka edhe njerëz që ishin të angazhuar në zgjedhjet e përgjithshme, përfshirë zyrtarë dhe roje të sigurisë.

Në shtetin Odisha, ndërkaq, humbën jetën së paku 20 njerëz.

Ministria federale e Shëndetësisë ka thënë se ka evidentuar së paku 56 vdekje si pasojë e të nxhetit nga 1 marsi deri më 30 maj.

India, çdo pesë vjet, i mban zgjedhjet e saj të përgjithshme në prill dhe maj.

Por, këtë vit, temperaturat ishin rekorde – mbi 45 gradë Celsius e në disa zona edhe 50 gradë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Departamenti i Motit i Indisë ka thënë se temperaturat ka gjasa të bien në ditët në vijim, për shkak të fillimit të shirave monsun.

Disa rajone janë duke përjetuar, po ashtu, mungesa të mëdha të ujit dhe energjisë elektrike, për shkak të rritjes së konsumit gjatë vapës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika