Mbi 7 milionë euro borxhe, KRU “Prishtina” fillon me shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për bizneset

Nga e hëna e 25 korrikut, KRU "Prishtina" ka njoftuar se sektori i bizneseve i ka mbi 7 milionë euro borxhe dhe nga sot do të fillojë me shkyçjen e ujit për këto biznese

Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar që nga e hëna e 25 korrikut do të fillojë me shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për bizneset që kanë të papaguar një faturë të ujit e lart.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha).

“Ua kujtojmë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, në vazhdimësi”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit i ka dhuruar 6 ditë kohë të gjitha bizneseve të paguajnë faturat e papaguara për shërbime të ujit dhe kanalizimit.

“Masa e shkyçjes dhe më vonë rikyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve ARRU/UTSH-14/04/2022”.

 

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika