Mbi një mijë punëkërkues brenda javës së parë, Murati fton të rinjtë të regjistrohen në platformën “Superpuna”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ftuar të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, të cilët janë duke kërkuar një vend pune, të regjistrohen në platformën "Superpuna"

Ministri i Financave, Hekuran Murati
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se pas javës së parë të lansimit të platformës “Superpuna”, janë regjistruar mbi një mijë punëkërkues.

“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna!”, ka shkruar ministri Murati.

Foto e postuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati

Murati ka ftuar të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare, të cilët janë duke kërkuar një vend pune, të regjistrohen në këtë platformë.

“Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shtuar Murati.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika