Mbi pesë orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Deri në pesë orë e 30 minuta zgjasin pritjet për mërgimtarët që të dalin nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

Ilustrim

Pritja për mërgimtarët që të dalin nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë është deri në pesë orë e 30 minuta.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare pritjet janë nga 300 deri në 330 minuta, ndërsa kolonat deri në 800 metra.

Në pikën kufitare, Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në një orë dhe kolonat janë të gjata deri në 500 metra.

Ndërsa, në pikën kufitare, Muçibabë, pritjet janë deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova. Ndërsa, kolonat në të njëjtën pikë kufitare janë deri në 200 metra.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika