“Mbi tavolinë doreza boksi, përfundi shtrëngim duarsh”, PSD me aksion simbolik për takimin Kurti – Vuçiq

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, theksoi se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit. Sipas tij, Kurti e Viçiqi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje

Aksioni simbolik i PSD-së

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Aktivistët e PSD-së, në objektin e Qeverisë kanë vendosur një baner ku shkruan “tension për Asociacion”, teksa në fotografi shihen kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq përballë njëri-tjetrit me doreza boksi, ndërsa në fund të tavolinës shihen duke i shtrënguar duart.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, theksoi se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit.

Sipas tij, Kurti e Viçiqi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje.

“Ajo që shihet në ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi që ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale në pranimin e Asociacionit. Të gjitha tensionet në veri kanë qenë tensione për krijimin e Asociacionit. Dialog më të mbyllur, më jodemokratik më jotransparent, nuk ka pasur kurrë në Kosovë. Qytetarët dhe deputetët, nuk e dinë se çfarë po diskutohet e as çfarë po nënshkruhet. Kurti dhe Vuçiqi gjatë gjithë kohës janë dukur se janë në konflikt, por në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje. Pra, neve na u është jep imazhi i konfliktit, e Vuçiqit koncesioni”, ka thënë Molliqaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika