Mbi tri orë pritje në dalje në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Ilustrim

Të hënën e 15 gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve në hyrje është deri në 10-20 metra.

Kurse në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë të gjata. Ato raportohen të jenë 180 deri në 200 minuta apo mbi tri orë, ndërkaq kolona e automjeve deri në 2000 metra.

Ndërkaq në hyrje te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 90 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 800 metra.

Po ashtu, edhe në dalje të pikës kufitare në Jarinjë, pritjet janë të gjata.

Ato janë raportuar të jenë mbi një orë, ndërsa kolona e automjeteve është 200 metra.

Njoftimi i MPB

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika