Mbi tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Sot në pikën kufitare në Merdarë, në dalje të Republikës së Kosovës janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë

Ilustrim

Pritjet e gjata në pikat kufitare për bashkatdhetarët po vazhdojnë edhe gjatë kësaj të enjte.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e pasdites në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në hyrje të Republikës së Kosovës, nuk ka pasur ndonjë raportim për pritje apo kolona të gjata, përderisa në dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë.

Policia e Kosovës ka inkurajuar bashkatdhetarët që t’i shfrytëzojnë pikëkalimet e tjera kufitare ku fluksi i njerëzve është më i vogël.

“Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikëkalimet kufitare në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës, të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është më i vogël, në mënyrë që t’u shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, thuhet në komunikatën për media.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika