Mbledhja e dy qeverive, ndërprehet përkohësisht trafiku

Organet e sigurisë në Kosovë paralajmërojnë masat ndaj mbarëvajtjes së takimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Policia e Kosovës në trafik

Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve të trafikut të hënën e 20 qershorit, me rastin e takimit të tetë mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka thënë se në mundësim të qarkullimit dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar
qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në
orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, shkruhet në njoftim.

Ndër të tjera, zyrtarët policorë kanë kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe  pjesëmarrësve në trafik.

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë takohen të hënën, policia e Kosovës në gatishmëri

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika