Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe atij për Zgjedhje të Përgjithshme.
Komisioni vendos për miratimin në parim ose mosmiratimin e projektligjit. Në rast se komisioni përgjegjës miraton në parim projektligjin, ai fillon shqyrtimin dhe votimin nen për nen të tij dhe për çështjet që propozohen për t’i kërkuar mendim Këshillit për Legjislacionin ose komisioneve të tjera, vendos me votim nëse duhet t’u dërgohen ose të mos u dërgohen.
Gjatë mbledhjes janë propozuar 30 amandamente ku komisioni ka hartuar një raport, i cili votohet nga anëtarët e komisionit.
Komisioni, pas shqyrtimit ka përkrahur raportet me 30 amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike.
Për të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058, me Ligjin nr. 04/L-122, si dhe me Ligjin nr. 03/L- 073 për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256, si edhe për Projektligjin 08/L-83 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-08 për Verërat.
Në këtë mbledhje, komisioni ka përkrahur raportet me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për Mbeturinat, si dhe për Projektligjin nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-197 për Kimikate.