Mbledhja e KQZ-së shtyhet sërish

KQZ nuk është mbledhur as të mërkurën ashtu siç ishte paralajmëruar, për shkak që ende nuk ka miratim të listës së qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sërish nuk e ka mbajtur mbledhjen e paralajmëruar për ditën e sotme.

Pas anulimit të mbledhjes të së martës, KQZ pritej që të mblidhej për të miratuar listën me qendra të votimit të cilat do të hapen për zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit.

Mirëpo, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi për Dukagjinin se nuk do të ketë mbledhje sot.

“Mbledhja e planifikuar për sot nuk do të mbahet. Jemi në përgatitje të materialeve për mbledhje, për mbajtjen e së cilës do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen më 23 prill të këtij viti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej disa mbledhjeve ka shtyrë shqyrtimin e rekomandimeve të Këshillave Komunal Zgjedhor për qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika