Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll punimet me votimin e një deklarate të përbashkët

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali /Prishtinë 20/12/2024

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi në Prishtinë.

Ishte Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, me të cilën kishte përpiluar një deklaratë të përbashkët të mbledhjes së sotme.

Kjo deklaratë u hodh në votim nga Konjufca dhe Spiropali dhe u votua nga deputetët e të dyja kuvendeve që ishin të pranishëm në këtë seancë plenare të përbashkët.

“Unë konsideroj që në çdo moment historik e të vështirë nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë, mospajtimet kanë qenë të pranishme dhe idetë e kundërta, mendimet e ndryshme. Mendime të ndryshme kishte edhe në Lidhjen e Prizrenit. Studiuesit dhe historianët na i kanë sjellë ato. Të gjitha kontradiktat e mundshme dhe të gjitha mospajtimet. Mospajtime kishte edhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, kishte edhe aso që e kundërshtonin edhe i dimë të gjitha edhe pastaj edhe në të gjitha fazat e rëndësishme që kaloi vendi ynë. Por, arsyeja pse qëndrojmë këtu dhe më të fuqishëm se kurrë është vetëm një arsye: arsyeja se është se nëpër çdo sfidë kontradiktë nëpër të cilën kemi kaluar ka ngadhënjyer gjithmonë opsioni kryesor, ai i unitetit dhe opsioni i progresit”, deklaroi Konjufca.

Kryekuvendari u shpreh se qëllimi i kësaj mbledhje është koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjik të të dyja vendeve.

“Qëllimi i mbledhjes është koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave tona strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade, integrimin euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, dhe njohjen përfundimtare të Kosovës si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, si dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar për zhvillim, për demokratizim, për paqe e për sigurinë në rajon dhe më gjerë”, theksoi ai.

Gjatë leximit të kësaj deklarate të përbashkët, Konjufca tha se asnjëherë bashkëpunimi mes të dyja vendeve nuk ka qenë më intensiv.

“Të dy kuvendet e konfirmojnë nivelin strategjik të bashkëpunimit dypalësh. Në tërësinë e marrëdhënieve që dy vendet kanë dhe zhvillojnë në rajon, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e kanë reciprokisht rëndësinë parësore. Sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë dhe sukseset e Kosovës janë edhe ato të Shqipërisë dhe anasjelltas. Marrëveshja e nënshkruar mes dy kuvendeve në shtator të vitit 2022 ka institucionalizuar bashkëpunimin tonë dhe i ka dhënë edhe një mbështetje të re shtytëse bashkëpunimit mes qeverive dhe institucioneve tona dhe forcimit dhe komunikimit ndër-njerëzor dhe lidhjeve mes qytetarëve të të dyja vendeve”, tha Konjufca.

Konjufca tha se është shqetësuese mos trajtimi i aplikimit të Kosovës për statusin vend kandidat në BE.

“Anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 është objektiv strategjik dhe kombëtar i Shqipërisë, një qëllim ambicioz por plotësisht i merituar në bazë të arritjeve dhe përparimit të Shqipërisë. E vlerësojmë dhe inkurajohemi që samiti BE-Ballkani Perëndimor ri-konfirmoi politikën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë të jenë pjesë e BE-së. por vijojmë të jemi të brengosur pse Kosova nuk po trajtohet. Aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat nuk po trajtohet qe nga 15 dhjetori 2021. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e ka fituar ende këtë status. Kosova e meriton statusin vend kandidat në BE”, u shpreh Konjufca.

Konjufca tha se të dyja kuvendet i dënojnë sulmet në territorin e Kosovës dhe i bëjnë thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët e tyre.

“Duke i bërë thirrje Serbisë që ta dorëzoj në Kosovë terroristin Milan Radojçiq që qëndron pas këtij sulmi dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë i bëjmë thirrje Serbisë të tërhiqet nga qasjet e deritashme penguese për zbardhjen e këtij akti të rëndë të agresionit me pasoja destabilizuese dhe më gjerë“, tha ai.

Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë mbledhjen e parë të dy kuvendeve e zhvilluan më 27 nëntor 2022.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

“Moment historik, shqiptarët kanë treguar vendosmëri”, Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin...

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka konsideruar historik mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në...

Të fundit nga rubrika