Mbledhja e planifikuar e KQZ-së, shtyhet për ditën e nesërme

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për ditën e nesërme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për mediat tha se anëtarët e këshillit për operacione e kanë konsideruar se u duhen më shumë informata për pikat e rendit të ditës.

“Deri sa po planifikohej për operacione zgjedhore ku po trajtoheshin pikat e sotme, anëtarët e KQZ-së konsideruan që duhet më shumë informata me pikat e rendit të ditës”, tha ai.

Elezi u shpreh se planifikimet dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale në katër komunat veriore janë duke u bërë në bazë të planit të dinamikës.

I pyetur se a është e vërtetë se ka qendra votimi që do të mbahen në stacione policore, Elezi nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por vetëm tha se “do të miratohet lista me qendrat e votimit ku do të hapen”.

I pyetur, po ashtu, se a ka siguri për t’i mbajtur zgjedhjet në veri, ai tha se KQZ-ja është përgjegjëse vetëm për aspektet teknike.

“KQZ është institucion që ka për detyrë të përgatisë një proces zgjedhor në aspektin teknik, certifikimi i kandidatëve, votimi jashtë vendit dhe aktivitete të ngjashme. Sa i takon KQZ-së, jemi duke i kryer detyrat ligjore kushtetuese”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen më 23 prill të këtij viti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika