Mblidhen disa komisione parlamentare, diskutohet dhuna ndaj grave dhe ngacmimet seksuale

Kuvendi i Kosovës

Të martën e 7 marsit, gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Nga ora 11, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit të performancës së teknologjisë së informacionit, sistemit për menaxhimin e pagave. I ftuar është u.d. i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca.

Ndërsa, nga ora 13:00 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton në parim Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore.

Ndërkohë Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në orën 14:00, do të diskutojë lidhur me çështjen e luftimit të dhunës në familje, dhunën ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika