Mblidhen komisionet hetimore për tekste shkollore dhe MPJD-në

Dy komisione hetimore të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje të martën, ku njëri do të intervistojë dëshmitarë lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore, ndërsa tjetri do të hartojë listën e dëshmitarëve për menaxhimin e marrëdhënies së punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Kuvendi i Kosovës

Këtë të martë do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve hetimore të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, do të bëjë intervistimin e dëshmitarëve: Luljeta Veselaj Gutaj nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit, Afrim Llabjani nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt dhe Albana Demiri nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit.             

Ndërsa, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të bëjë hartimin e listës së dëshmitarëve për intervistim në komision.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika