Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sot për tri mbledhje të komisioneve parlamentare.
Në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Komisioni do të takohet me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn, ndërsa mbledhja do të mbahet në Kuvend.
Në anën tjetër, në po të njëjtin orar mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Ky komision do të mbajë dëgjim mbikëqyrës për zbatimin e Ligjit për tregti me jashtë.
Ndërkaq, në orën 13:00, do të mbajë mbledhje Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.