Të mërkurën e 18 janarit, Komiteti Ushtarak i NATO-s do të mblidhet në Bruksel, ku ndër të tjera, do të bisedohet edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ky takim do të vazhdojë edhe më 19 janar.
Takimi, siç njofton faqja zyrtare e NATO-s, do të drejtohet nga presidenti i Komitetit Ushtarak, Rob Bauer, ndërsa do të marrin pjesë 32 ministrat e Mbrojtjes dhe po ashtu homologët e tyre nga Finlanda e Suedia.
Në ditën e dytë të takimit, më 19 janar, ministrat e Mbrojtjes do të takohen me partnerët operativë të forcës KFOR – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën.
“Diskutimi do të koncentrohet për situatën në terren, për gjendjen e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.
Ndërkaq, në sesionin përfundimtar, Komiteti Ushtarak do ta diskutojë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën.