Të hënën e 6 shkurtit, Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor, 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023:
Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:
Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022:
VII. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:
Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.
VIII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023:
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
Votimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021,
Votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-206 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,
Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
XI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.