Mblidhet Kuvendi, në rend dite projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do ta ketë në rend të ditës shqyrtimin e parë të Projektligjit që mundëson tërheqjen deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti

Kuvendi i Kosovës të mërkurën e 22 qershorit ka planifikuar t’i mbajë dy seanca plenare. E para që nis në ora 10:00, ku do t’i ketë pesë pika në rend të ditës, kurse e dyta që fillon një orë më vonë, planifikohet t’i ketë 20 pika të tjera.

Njëra nga pikat për të cilat ka pasur diskutime të gjata e po ashtu edhe reagime jashtë Kuvendit të Kosovës, e cila ka shkaktuar protesta, është ajo për shqyrtimin e parë të Projektligjit që mundëson tërheqjen deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale është duke u kërkuar që një kohë nga partitë opozitare, por kundër kësaj iniciative ka dalë partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka bërë të ditur se do të votojnë kundër.

Iniciatorë të kërkesës për tërheqjen e kursimeve pensionale apo siç njihet ndryshe Trustit, ka qenë Partia Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se kriza ekonomike ka ndikuar në rritjen e çmimeve kështu duke e bërë jetën e qytetarëve më të vështirë.

Në vitin 2020, kur ishte kryeministër Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte lejuar tërheqja e 10% të kursimeve pensionale, me arsyetimin se pandemia Covid-19, ka shkaktuar krizë financiare te qytetarët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika