Mbrëmë u përhapën zjarre në disa lagje të Prishtinës

Në mbrëmjen e së shtunës janë përhapur zjarre në disa lagje të kryeqytetit

Mbrëmë janë përhapur disa zjarre në lagje të ndryshme të Prishtinës.

Në bregoren e Sofalisë, rreth orës 19:30 është parë një zjarr që ka përfshirë barishtet dhe hamulloret.

Të tilla zjarre janë përhapur edhe në lagjen “Kodra e Trimave”, derisa disa nga banorët kanë raportuar se zjarri që ka përfshirë barishtet ka rrezikuar edhe shtëpitë.

Kujtojmë që Komuna e Prishtinës ditë më parë kishte bërë apel te qytetarët që të mos ndezin barishte e hamullore.

Portali Dukagjini është duke pritur më shumë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika