Mbretëresha bën paraqitjen e parë publike pas disa javësh

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, ka bërë paraqitjen e saj të parë pas disa javësh. Për shkak të komplikimeve nga infektimit me Covid-19, Mbretëresha Elizabeth II, i kishte reduktuar paraqitjet publike

Mbretëresha Elizabeth II, të premten, mori pjesë në Royal Windsor Horse Show, për t’i parë kuajt e saj të dashur nga komoditeti i një Range Rover. Kjo ishte paraqitja e saj e parë publike pas disa javësh.

Mbretëresha ishte ulur në ulësen e pasagjerit dhe kishte folur me një grup të vogël njerëzish nga dritarja gjersa ata po ngjiteshin në terrenin e parakalimit pranë Kështjellës Windsor, ku ajo ka kaluar pjesën më të madhe të dy vjetëve të fundit. Mbretëresha dukej e relaksuar dhe buzëqeshte, ndërsa dhjetëra fotografë disa metra më tutje u përpoqën ta kapnin momentin.

Paraqitjet publike të mbretëreshës po ndiqen nga afër, ndërsa Britania po përgatitet të festojë 70-vjetorin e monarkes në fron me katër ditë festime 2-5 qershor.

Britain's Queen Elizabeth II is joined by Prince Edward and Sophie, right, the Earl and Countess of Wessex as they sit in the Royal Box at the Royal Windsor Horse Show, Windsor, England, Friday May 13, 2022. The Queen's appearance at the Royal Windsor Horse Show came a few days after she delegated the opening of Parliament to Prince Charles. (Steve Parsons/PA via AP)

Elizabeth, 96 vjeçare , ka shkurtuar orarin e saj muajt e fundit pasi u shërua nga COVID-19 dhe u përball me vështirësi të paspecifikuara për të lëvizur.

Të martën, ajo i kërkoi Princit Charles të kryesonte hapjen shtetërore të Parlamentit dhe të mbante fjalimin e Mbretëreshës, i cili parashtron programin legjislativ të qeverisë. Ngjarja është një nga paraqitjet më të rëndësishme publike të mbretëreshës, duke theksuar rolin e saj kushtetues në krye të shtetit.

Britain's Queen Elizabeth II attends at the Royal Windsor Horse Show, Windsor, England, Friday May 13, 2022. The Queen's appearance at the Royal Windsor Horse Show came a few days after she delegated the opening of Parliament to Prince Charles. (Steve Parsons/PA via AP)

Pallati Buckingham nuk shtjelloi se çfarë e shtyu mbretëreshën t’ia delegonte rolin e saj Princit Charles, por ajo në muajt e fundit ka përjetuar ato që pallati i quan “probleme episodike të lëvizshmërisë”. Elizabeth ka përdorur një kallam, gjatë disa paraqitjeve të fundit publike, ndërsa Princi Andrew e shoqëroi mbretëreshën në Westminster Abbey gjatë shërbimit përkujtimor të muajit të kaluar për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe flet për përvojën e saj me Covid-19

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika