Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, vdes në moshën 96-vjeçare

Mbretëresha britanike që përballoi luftën dhe trazirat vdes në moshën 96-vjeçare, vdekja e saj vjen shtatë muaj pasi ajo shënoi 70-vjetorin e ngritjes së saj në fron

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Në një deklaratë, nga Pallati Buckingham thuhet se “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. The King and The Queen Consort do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër.”

Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.

Ajo vdiq në Rezidencën Mbretërore, Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze. Shumë nga katër fëmijët e saj, tetë nipërit dhe 12 stërnipërit e saj ishin në Balmoral, duke përfshirë djalin e saj Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.

Mbretëresha Elizabeth II në Kalanë Balmoral në Skoci përpara se të priste Liz Truss, kryeministren e re të Britanisë, të martën

Si Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera, dhe krysuesja e Komonuelthit prej 54 vendesh, Elizabeth II ishte lehtësisht përfaqësuese e shtetit më i njohur në botë, gjatë një mbretërimi jashtëzakonisht të gjatë.

Dalja e saj e fundit publike ishte të martën, kur mbretëresha, duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një shkop ecjeje, përshëndeti Liz Truss, kryeministren e re të Britanisë, në dhomën e pritjes në Balmoral.

Ajo ishte nën mbikëqyrjen mjekësore në Rezidencën Mbretërore, Balmoral në Skoci, pasi mjekët kanë qenë të shqetësuar për shëndetin e saj.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj, dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në një deklaratë nga Pallati Buckingham në Londër, raporton BBC, transmeton Dukagjini.

Gjithashtu, ajo ka përjetuar “probleme episodike të lëvizshmërisë” që nga vjeshta e kaluar.

Biografia e Mbretëreshës Elizabeta II, ajo ka mbajtur fronin më gjatë se kushdo tjetër

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika