Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, është nën mbikëqyrjen mjekësore në Rezidencën Mbretërore, Balmoral në Skoci, pasi mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj, dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në një deklaratë nga Pallati Buckingham në Londër, raporton BBC, transmeton Dukagjini.
Princi Charles ka udhëtuar në Balmoral. Aty ka udhëtuar edhe Dukesha e Cornwall-it, ndërsa, Duka i Kembrixhit është rrugës, për në pronën skoceze.
Njoftimi vjen pasi Mbretëresha u tërhoq nga Këshilli Privy të mërkurën, pasi mjekët e këshilluan atë të pushonte.
Po ashtu kishte edhe spekulime të pabaza si për shembull se ajo mund të ketë vdekur. Por, të martën ajo ishte në këmbë dhe u fotografua e buzëqeshur teksa emëronte kryeministren e re.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka thënë se “i gjithë vendi” është “thellësisht i shqetësuar” nga lajmet.
“Mendimet e mia, dhe mendimet e njerëzve në mbarë Mbretërinë tonë të Bashkuar janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj në këtë kohë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.
Po ashtu, mbretëresha ka qenë në një pushim veror në shtëpinë e saj skoceze që nga muaji korrik.
Mbretëresha emëroi Truss si kryeministre në Balmoral, në vend që të udhëtonte në Londër për ngjarjen.
Edhe pse ajo u takua me Truss dhe Boris Johnson të martën, në kontrast me traditën, atyre iu kërkua të udhëtonin në Balmoral për ndryshimin e lidershipit dhe jo në Buckingham Palace.
Ndërkaq, një video e postuar në Twitter tregon se si programi ndërpritet për të filluar mbulimin e gjendjes shëndetësore së Mbretëreshës.
Here is how BBC One interrupted programming to report on The Queen’s health pic.twitter.com/WkwlvmNWwL
— Scott Bryan (@scottygb) September 8, 2022
Ngjarje të tjera kyçe të kohëve të fundit që ajo nuk ka marrë pjesë për shkak të problemeve të lëvizshmërisë përfshijnë Shërbimin Jubilear Platinum të Falënderimeve në Katedralen e Shën Palit pasi përjetoi “shqetësim” një ditë më parë.
Gjithashtu, ajo është duke përjetuar “probleme episodike të lëvizshmërisë” që nga vjeshta e kaluar.
Mbretëresha ka emëruar kryeministrat nga Winston Churchill te Liz Truss