Mbretëria e Bashkuar mund të shënojë rekord në temperaturë të vendit

Moti i nxehtë do të vazhdojë edhe të martën me temperatura të larta, të cilat priten të thyejnë rekordin e nxehtësisë së vitit 2019, në Mbretërinë e Bashkuar

Moti duke u transmetuar në MB

Britania e Madhe mund të shënojë ditën e saj më të nxehtë këtë javë, me temperatura që parashikohen të arrijnë deri në 41C (106F).

Met Office ka lëshuar një paralajmërim për nxehtësinë ekstreme që pritet të jetë të hënën dhe të martën në pjesën më të madhe të Anglisë, nga Londra dhe juglindja deri në York dhe Mançester.

Temperatura më e lartë aktuale në Mbretërinë e Bashkuar është 38.7C, në Kembrixh në vitin 2019, transmeton “BBC“.

Temperaturat e larta parashikohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Londra pritet të jetë një nga vendet më të nxehta në botë të hënën.

Kryeqyteti parashikohet të jetë më i nxehtë se Dakhla në Saharanë Perëndimore (24C), Nassau në Bahamas (32C), Kingston në Xhamajka (33C), Malaga në Spanjë (28C) dhe Athina në Greqi (35C).

Vdekjet nga nxehtësia mund të trefishohen deri në vitin 2050

Është hera e parë që Met Office ka lëshuar një paralajmërim të kuq qëkur sistemi u prezantua vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se priten “ndikime të përhapura te njerëzit dhe infrastruktura”, me “ndryshime thelbësore në praktikat e punës dhe rutinat e përditshme”.

Disa shkolla planifikojnë të mbyllen herët ose të mos hapen fare, megjithëse qeveria ka nxjerrë udhëzime të dizajnuara për t’i mbajtur ato të hapura.

Network Rail ka thënë që njerëzit duhet të udhëtojnë vetëm “nëse është absolutisht e nevojshme” të hënën dhe të martën.

LNER nuk do të kryejë shërbime midis Londrës, Leeds dhe York për pjesën më të madhe të së martës.

Ndër të tjera, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një paralajmërim të nivelit të katërt për Anglinë, të cilin qeveria po e trajton si një “urgjencë kombëtare”.

Të shtunën, Sekretari i Shëndetësisë, Steve Barclay ka thënë se kapaciteti i ambulancës do të rritet, së bashku me më shumë mbajtës të thirrjeve.

E diela ishte dita më e nxehtë e vitit deri më tani me temperatura që arritën 33C në Flintshire, 32C në Cheshire, 27.7C në Armagh në Irlandën Veriore dhe 26.4C në Auchincruive në Ayrshire.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika