Mbretëria e Bashkuar, vendi i parë që miratoi vaksinën për dy variante të COVID-19

Vaksinat origjinale ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjes së rëndë ose vdekjes, por kompanitë po i modifikojnë ato për t'iu përshtatur virusit ndërkohë që ai evoluon

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë të dyfishtë e cila trajton si virusin e parë të COVID-19, njëherësh, edhe variantin më të ri, Omicron-in.

Kompania e bioteknologjisë, “Moderna” mendon se 13 milionë doza të vaksinës së saj të re do të jenë të disponueshme këtë vit, por, 26 milionë njerëz kanë të drejtë për një dozë përforcuese.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se njerëzit duhet të marrin cilindo vaksinë përforcues që u ofrohet pasi të gjitha ilaçet ofrojnë mbrojtje.

Vaksinat origjinale të përdorura në pandemi u krijuan për të trajnuar trupin për të luftuar formën e parë të virusit që u shfaq në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019.

Që atëherë, virusi COVID-19 ka pësuar mutacion të konsiderueshëm, me një rrymë variantesh të reja të cilat kanë shkaktuar rritje të mëdha të rasteve në mbarë botën.

Vaksinat origjinale ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjes së rëndë ose vdekjes, por kompanitë po i modifikojnë ato për t’iu përshtatur virusit ndërkohë që ai evoluon.

Rastet e COVID-19 aktualisht po bien në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga mesi deri në fund të korrikut, rreth 2.5 milionë njerëz rezultuan pozitivë me këtë virus.

Eksperimentet me 437 njerëz treguan se vaksina e përditësuar ishte e sigurt dhe dha një mbrojtje më të mirë imune kundër varianteve më të reja, transmeton BBC.

Nivelet e antitrupave që ishin në gjendje të çaktivizonin Omicron-in (BA.1) ishin 1.7 herë më të larta te njerëzit që iu dhanë vaksinës së re. Testet kundër varianteve më të fundit të Omicron (BA.4 dhe BA.5), të cilat po shkaktojnë valën aktuale të MB, treguan gjithashtu nivele më të larta mbrojtjeje me vaksinën e përditësuar.

Stéphane Bancel, shefi ekzekutiv i Moderna, tha se ishte “i kënaqur” që vaksina ishte miratuar.

“Ky përfaqëson autorizimin e parë të një vaksine bivalente që përmban Omicron; kjo vaksinë bivalente ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në mbrojtjen e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar nga Covid-19 ndërsa hyjmë në muajt e dimrit,” tha ai.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), i cili këshillon qeveritë në Angli, Uells, Irlandë Veriore dhe Skoci, ka konfirmuar që grupeve të mëposhtme duhet t’u ofrohet një formë përforcuese në vjeshtë:

  • personelin shëndetësor dhe social
  • të gjithë të moshës 50 vjeç e lart
  • kujdestarët që janë mbi 16 vjeç
  • personat mbi pesë vjeç, shëndeti i të cilëve i vë në rrezik më të madh, kjo përfshin gratë shtatzëna
  • njerëz mbi pesë vjeç që ndajnë një shtëpi me dikë me një sistem imunitar të dobësuar

Moderna nuk është e vetmja kompani që përditëson vaksinat e saj. Pfizer ka zhvilluar gjithashtu vaksina që mund të synojnë Omicron. Megjithatë, vaksina Oxford-AstraZeneca nuk po përditësohet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika