Mbreti Charles III e uron Osmanin për ditën e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar një telegram urimi për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i cili ka theksuar se shpreson që bashkëpunimi i ngushtë në çështje të rëndësishme globale të vazhdojë, nga i cili do të përfitojë brezi ynë i ardhshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar telegram urimi në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Në letrën e tij, mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes dy shteteve tona.

“Derisa ju dhe populli i Republikës së Kosovës festoni rastin e veçantë të Ditës së Pavarësisë, unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’i përcjellim urimet tona të përzemërta Shkëlqesisë Juaj dhe popullit kosovar”, thuhet në letrën e dërguar.

Po ashtu, ai ka theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat, do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.

“Unë e vlerësoj lidhjen midis kombeve tona dhe shpresoj që kolegët tanë të mund të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për çështje të rëndësishme globale, qofshin ato paqja dhe prosperiteti, ose mjedisi dhe ndryshimet klimatike, të cilat do të përfitojnë brezat tanë të ardhshëm për vitet në vijim. Unë dhe bashkëshortja ime dëshirojmë të shfrytëzojmë rastin për t’ju dërguar juve dhe të gjithë kosovarëve urimet tona më të ngrohta për vitin e ardhshëm”, thuhet tutje në letrën e dërguar.

Po ashtu, edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.

Në këtë letër thuhet se ShBA-të vazhdojnë të mbështesim përpjekjet e dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë.

Përmes kësaj letre, Biden është shprehur se pret me padurim vazhdimësinë e  bashkëpunimit mes shteteve.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika