Klubi i futbollit, Manisa me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me mbrojtësin kosovar David Domgjoni.
Duke folur pas nënshkrimit, Domgjoni ka thënë se është i lumtur që do të luajë te Manisa Football Club.
“Jam i lumtur që vij në një klub që synon Superligën”, ka deklaruar Domgjoni, raporton faqja zyrtare e klubit Manisa.

Po ashtu, ai ka thënë se kishte luajtur më parë në Turqi dhe është rikthyer për të qenë më i suksesshëm.
“Shpresojmë që të gjithë të shkojmë në Superligë, që është synimi ynë”, ka thënë prizrenasi.

Ndërsa, në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në objektet e Fikri Bayrıl, ka marr pjesëë anëtari i Bordit Ahmet Karadag.
Karadag, e ka vlerësuar lartë David Domgjonin, duke thënë se do ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave.
Domgjoni, i cili ka tri paraqitje me Kosovën, ka bërë karierrë te Tirana, Kastrioti, Liria, Laçi, Menemenspor, Luzern dhe Termalica në Polonis së fundmi.
✍️ Ailemize Hoş Geldin David Domgjoni 🤝 pic.twitter.com/gnGAq9O9JR
— Manisa Futbol Kulübü (@ManisaFK) July 23, 2022