“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka shpallur "Mbrojtjen Civile" dhe "Brigadën e Veriut" si organizata terroriste. Këto organizata prej kohësh veprojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe njihen për dhunën dhe veprimet e tyre terroriste në atë pjesë të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të enjten, i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.

Ai tutje ka thënë se me këtë veprim “nuk tregohemi të afërt me qytetarët”.

“Me këtë veprim nuk japin alternativë dhe s’tregojnë diplomaci. Këto veprime nuk janë të afërta, kuptojeni se në veri ka vakum mbi 20-vjeçar”, është shprehur Rashiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në Mbledhjen e Qeverisë së Kosovës 29/06/2023

“Vendimet tona duhet të jenë largpamëse…ne me këtë veprim nuk japim alternativë bashkimit të institucioneve normale që i drejtojmë dhe udhëheqim”, ka thënë ai.

“Unë nuk e shoh se në çfarë mënyre mund të jemi të afërt si do t’i bindim qytetarët tanë se ne çka punojmë në të mirë të tyre. Disa propozime janë të ngutura dhe mendoj që duhet të ecim shumë më kujdes…Me respekt ndaj jush ministër [i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla] ju jeni punëtor… ju lus që nëse ka mundësi edhe njëherë të mendoni që edhe njëherë të shohim këtë propozim dhe vendim, sepse frikohem që sa më shumë të jemi të përgjegjshëm, aq më shumë ndahemi nga bashkëbiseduesit në veri”, ka thënë Rashiq.

“Qasja e tillë do të na largojë ma shumë.. ju kisha lut… ky vendim në këtë moment është vendim që do të ketë pasoja me bashkëqytetarët tanë në veri”, ka thënë tutje Rashiq.

Ministri Rashiq, ka bërë thirrje që të vlerësohet situata mirë dhe jo situata ta vlerësojë qeverinë teksa ka votuar kundër vendimit të propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sevçla.

“Do të shtohen komplikimet edhe më shumë, kush është përgjegjës, se a është dikush pjesë e këtyre grupeve. Ndoshta është më mirë me vlerësu. Ndoshta është më mirë me vlerësu në situatën se situata me na vlerësu neve”, ka thënë Rashiq.

“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, formacionet ilegale “Mbrojtja Civile” apo “Civilna Zashtita” dhe komponenta e saj “Brigada e Veriut” apo “Severna Brigada“ paraqesin kërcënim serioz dhe drejtpërdrejt për rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën e Kosovës. Për këtë e nisur nga fakti që kërcënimi ndaj rendit juridik e kushtetues të vendit tonë është i pakomrpomistë, e në veçanti duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim nga veprimet me elemente terroriste, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në: sulme të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it; sulme ndaj qytetarëve e kundërshtarëve politik; thirrje për rezistencë dhe mosbindje; shkaktim i rrezikut të përgjithshëm edhe përmes zjarrvënies ndaj pronës publike dhe private; pengimi i lëvizjes së lirë; detyrimi i qytetarëve për pjesëmarrje në protesta, barrikada, dhe forma të tjera të rezistencës; organizimi dhe pengimi i zbatimit të vendimeve institucioneve të rendit; rekrutimi dhe trajnimi i pjesëtarëve për përdorimin e armëve dhe metodave luftarake në baza ushtarake në Serbi, me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë; kanosje dhe frikësim i qytetarëve në veri të vendit, subjekteve politike e kandidatëve me qëllim pengimin tërheqjen nga procesi zgjedhor dhe parandalimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Mbledhjen e Qeverisë së Kosovës 29/06/2023

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika