Mbrojtja e Hashim Thaçit paraqet mocion kundër akuzave të reja të shtuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka parashtruar mocion ndaj akuzave të reja për krime lufte në Semetishtë dhe Budakovë, duke pretenduar se ato kanë defekte

Ish udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi

Sipas avokatit të ish-presidentit Thaçi, këto akuza janë të mangëta dhe kanë mungesa të specifikave.

Mbrojtja ka kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të urdhërohet që të ofrojë një specifikë më të madhe për sjelljen që pretendon nga ana e Thaçit, në rast të dështimit të saj, që ZPS të urdhërohet të zvogëlojë, ngushtojë ose heqë akuzat..

“Atij nuk duhet t’i kërkohet që ta përpunojë atë duke bashkuar skemën e redaktuar shumë, materialin mbështetës ose dosjen paraprake për t’i bashkuar ato. Kjo në mënyrë të palejueshme do ta zhvendoste barrën mbi Thaçin, duke shkelur të drejtat e tij për gjykim të drejtë sipas nenit 21 të Ligjit, neneve 30 dhe 31 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Do të duhet, gjithashtu, më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij nëse ai duhet të bashkojë çështjen kundër tij”, thuhet nga mbrojtja.

Gjithashtu, nga mbrojtja thuhet se identiteti i autorëve të drejtpërdrejtë është definuar tepër gjerësisht.

“Pretendimi i identitetit të anëtarëve të NPK-së që kanë kryer drejtpërdrejt krimet e akuzuara në paragrafët 68, 105, 157, 93 dhe 174 të Aktakuzës së re është palejueshmërisht e paqartë. Konkretisht, autorët në secilin prej këtyre paragrafëve (përveç paragrafëve 68 dhe 174) përmenden thjesht si “pjesëtar/ët e UÇK-së” pa asgjë më shumë”, thuhet tutje.

Po ashtu, thuhet se pretendimi i identitetit të viktimave në paragrafët 68, 105 dhe 93 të aktakuzës së re është palejueshëm i paqartë.

Sipas mbrojtjes, identiteti i viktimave janë fakte materiale që, nëse është e mundur, duhet të deklarohen në aktakuzë “pasi identiteti i viktimës është informacion i vlefshëm për përgatitjen e rastit të mbrojtjes”.

“Pretendimi i vendndodhjes së kryerjes së krimeve të supozuara në paragrafët 68, 105, 157 është palejueshëm i paqartë. Ku saktësisht në Budakovë dhe Semetishtë kanë ndodhur krimet që pretendohet se kanë ndodhur në ato paragrafë të Aktakuzës?”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika