Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Ai nuk do të duhej të akuzohej fare

Avokatja e Jakup Krasniqit

Në ditën e tretë, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e ka filluar deklaratën hyrëse për rastin e tij.

Sipas avokates, Jakup Krasniqi nuk do të duhej të akuzohej fare nga Gjykata Speciale dhe se sipas saj, ZPS ka dështuar në përpjekjen e saj të japë argumente për fajësinë e tij.

“Kam besim që gjatë gjithë këtij gjykimi ju do të shihni si prokuroria ka dështuar në mënyrë të dukshme në përpjekjen e saj për të provuar çështjen kundër Krasniqit, do të shikoni po ashtu se ai nuk do duhej të akuzohej fare”, ka thënë ajo.

Avokatja u shpreh se Krasniqi gjatë kohës sa shërbente si zëdhënës i UÇK-së, nuk e ka përdorur asnjë pseudonim, dhe se gjithçka ka qenë publike në lidhje me të dhe deklaratat që ai ka dhënë.

Tutje, ajo i përmendi rastet kur Krasniqi kishte dëshmuar për çështjen e Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe në disa çështje të vitit 2018.

Atë kohë, sipas avokates, Krasniqi nuk ishte dyshuar për ndonjë krim, kurse tash krimi themelor i çështjes ndaj tij ka të bëjë me ato krime ku ai nuk ishte i dyshuar.

“Ai dëshmoi në çështjen Limaj në vitin 2005 dhe në çështjen Haradinaj në 2007, askush nuk sugjeroi që ai ishte i dyshuar apo i lidhur me ndonjë krim. Krasniqi ka dhënë dëshmi si dëshmitar në dy çështje të tjera në vitin 2018, përsëri nuk ka pasur sugjerime se ai ishte i dyshuar apo fajtor për ndonjë krim, edhe pse krimi themelor i asaj çështje është bazë e krimit në këtë çështje gjyqësore”, ka thënë ai.

Ajo e kritikoi Gjykatën Speciale edhe për mënyrën e arrestimit dhe bastisjes së shtëpisë së tij. Sipas saj, Krasniqi ka qenë vazhdimisht bashkëpunues me gjykatën dhe se nuk ka pasur nevojë të arrestohej në atë mënyrë.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se aktakuza e prokurorisë se Krasniqi ishte komandant me kontroll efektiv bie poshtë.

“Krasniqi nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’i ngarkojë prokuroria. Është gabim insistimi i Prokurorisë se Jakup Krasniqi ishte përgjegjës për krimet nga të cilat gjeografikisht ishte i largët”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka thënë se Krasniqi ishte vetëm zëdhënës i UÇK-së, dhe se ai nuk është përfshirë në çështje operacionale.

“Gabimi i parë që ka bërë prokuroria, është se ka keqkuptuar apo qëllimisht e keqpërfaqëson rolin personal të Krasniqit. Në qershor 1998, Krasniqi u emërua si zëdhënës, ai nuk kishte asnjë rol të caktuar para asaj kohe, ashtu siç nuk kishte shtab të përgjithshëm atë kohë. E dimë çfarë roli ka zëdhënësi, ai nuk përfshihet në çështje operacionale, ai ka të bëjë me marrëdhënie me publikun”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika