Mbrojtja e Selimit: Trashëgimia e UÇK-së, nën sulm të ZPS-së

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, nisi fjalën hyrëse pas fjalimit disa minutësh që mbajti klienti i tij.

Ai duke iu referuar fjalimit të Selimit, tha se është “e kuptueshme pse Selimi dhe të tjerët e ndiejnë njëfarë detyrimi për të mbrojtur trashëgiminë e UÇK-së, kur kjo e fundit ishte qartazi në sulmin e kësaj prokurorie”.

“Dëgjuam dje ZPS-në të thotë që kjo çështje nuk përbën procesim penal ndaj UÇK-së. Megjithatë, përtej fjalëve të zgjedhura me kujdes, të rëndësishme janë veprimet e ZPS-së”, tha Roberts, shkruan REL.

Avokati i Selimit tha se Prokuroria ka dështuar të përmendë krizën ekzistenciale, në të cilën, gjendeshin shqiptarët e Kosovës që vendosin të nisnin luftë për liri.

Ai, po ashtu, tha se gjatë deklaratës hyrëse të ZPS-së, ky institucion iu referua masakrave në Kosovë, sikurse ajo në Prekaz të Skenderajt “si ngjarje”, dhe, sipas tij, ky mohim i krimit të serbëve ndaj shqiptarëve “nuk është asgjë tjetër veçse manipulim i ZPS-së”.

Po ashtu, ai tha se në aktakuzën ndaj klientit të tij nuk ka asnjë aludim se ai ka urdhëruar ndonjërën prej krimeve të pretenduara.

Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar po mundohet ta bëjë Selimin pjesë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

“Në aktakuzë nuk ka aludime që Selimi ka urdhëruar ndonjë krim”, tha Roberts.

“Provat nuk dëshmojnë se Selimi ka kontribuuar në emër të një plani të përbashkët kriminal”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika