Mbrojtja e Shalës përfundon me kundërpyetjet ndaj dëshmitarit të shtatë

Ekipi mbrojtës i Pjetër Shalës ka përfunduar me kundërpyetjet ndaj dëshmitarit të shtatë (me kodin 1) në çështjen ndaj Shalës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Vijimi i kundërpyetjeve të mbrojtjes gjatë seancës së sotme është bërë në sesion privat, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Tutje, prokurori special Filippo De Minicis ka kërkuar që nga salla e gjyqit të largohet dëshmitari në mënyrë që të diskutohet një çështje, për të cilën është kërkuar të kalohet po ashtu në sesion privat.

Ndërkaq, pritet që pas një pushimi të shkurtër, Zyra e Prokurorit të Specializuar t’i bëjë pyetjet plotësuese për dëshmitarin.

Pas një ndërprerje prej 20 minutash, rinis seanca në rastin e Pjetër Shalës

(Përditësuar, ora 11:25)-Pas një ndërprerje të shkurtër, në mënyrë që Pjetër Shala të kontaktojë ekipin mbrojtës, ka vazhduar seanca ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK).

Seanca ka kaluar në sesion privat me kërkesë të kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

‘‘Do i jep fjalën avokatit sa të kalojmë në seancë private në mënyrë që të jepni opinionin tuaj’’, tha ajo.

‘‘Mbase mund të përgjigjem në seancë publike’’, ktheu përgjigje avokati mbrojtës, Mohamed Hédi Aouini.

Por, gjykatësja Veld-Foglia tha se ‘‘preferoj të kalojmë në seancë private’’, e cila po ashtu njoftoi se dëshmitari nuk është në sallën e gjyqit në ato momente.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika