Mbrojtja e Thaçit e pyet dëshmitarin për vrasjen e 1 mijë civilëve në Vushtrri më 2 maj të 1999-s

“Jo, është herë e parë që e dëgjoj këtë. Është hera e parë që dëgjoj për këta 1 mijë persona”, tha dëshmitari Dragan Ivanisheviq, kur u pyet nga mbrojtja e Hashim Thaçit, Luka Misetic nëse ka dëgjuar për vrasjen e 1 mijë civilëve të vrarë më 2 maj të 1999-s në Vushtrri

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit, Dragan Ivanisheviq, mbrojtja e Hashim Thaçit, Luka Misetic, e pyeti nëse ai ka dëgjuar për vrasjen e 1 mijë civilëve të vrarë më 2 maj të 1999-s në Vushtrri.

“Jo, është herë e parë që e dëgjoj këtë. Është hera e parë që dëgjoj për këta 1 mijë persona”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, pyetja u kundërshtua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa avokati Misetic tha se po përpiqet që të kuptojë se çfarë pjesëmarrje ka pasur dëshmitari në ngjarjet e 2 majit të 1999-s.

Mirëpo, pyetja u lejua nga kryetari i trupit gjykues, ku Misetic pyeti dëshmitarin nëse është në dijeni për vrasje të civilëve në zonën e Vushtrrisë.

“Jo. Kam dëgjuar që janë vrarë civilë dhe datën nuk e di dhe nuk e di sa persona. Kam dëgjuar që ka ndodhur vrasje individuale.”, tha dëshmitari, duke theksuar se ka dëgjuar me njerëz të cilët është shoqëruar, por jo persona nga njësiti i tij.

“Nuk mund t’ua them me saktësi a kam dëgjuar nga personat që i njihja. Personat me të cilët shoqërohesha”, tha dëshmitari.

Dëshmitari Dragan Ivanisheviq, gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ka thënë se në kohën kur ka filluar lufta ka qenë i mobilizuar në ushtri si dhe ka shërbyer në njësitin “Mbrojtja territoriale”, në Vushtrri.

“Në ‘99 u mobilizova, u mobilizova sigurisht kur filloi lufta. Që prej 25 marsit të vitit (1999) deri më 14 qershor 1999. Ishte njësiti i ‘Mbrojtjes territoriale’ në Vushtrri”, tha Ivanisheviq.

Ivanisheviq tha se ka qenë në zonën e Vushtrrisë, por ndonjëherë ka shkuar që të ofrojë ndihmë edhe në vendet e tjera.

“Kam qenë në këtë zonë. Ndonjëherë shkonim të ofronim ndihmë në vendet e tjera. Unë isha gjatë gjithë kohës në Vushtrri, por isha edhe në fshatrat rreth e rrotull. Kam qenë në fshatin tim. Kam qenë edhe në disa vende, në vende që na dërgonin për ndihmë”, tha dëshmitari Dragan Ivanisheviq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika