Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në ditën e parë të gjykimit mbështeti provat e saj në dokumentet rregullatore të UÇK-së, duke u mbështetur në dëshmitë e dëshmitarit Bislim Zyrapi.
Zyrapi, sipas tij, gjatë luftës ka qenë shef i Shtabit të UÇK-së.
“Zyrapi ka dëshmuar disa herë për këto dokumente në Hagë. Ai ka dëshmuar se këto rregulla ishin thjesht në nivel aspirate, nuk u vunë asnjëherë në jetë, ishin projekt-dokumente që nuk kishin të bënin asgjë me realitetin”, ka thënë Emmerson, shkruan REL.
Ai tha se këto dokumente, që u hartuan në fund të vitit 1998, kishin për synim që ta bënin më profesionale UÇK-në.
“….për ta konvertuar nga një forcë guerile, në një ushtri që do të ishte e aftë për të mbrojtur popullatën civile nga një fushatë e spastrimit etnik”, ka thënë ai.
Në fillim të fjalës së tij, Emmerson ka thënë se disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për qëllime politike, e disa të tjerë janë distancuar nga frika se mund të përballen me një gjykim.
“Disa persona e kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK shpesh për qëllime të aktualitetit politik të ditës, por të tjerë janë përpjekur të distancohen nga ngjarjet, sepse e kanë ditur se disa prej veprimeve të tyre kanë qenë të dyshimta, dhe mund të dilnin një ditë para një gjykate penale”, ka deklaruar ai.
Sipas Emmerson-it, gjatë këtij gjykimi do të paraqitet një panoramë e ndërlikuar e një periudhe kaotike, për shkak të distancës kohore prej kur ka ndodhur lufta e deri te nisja e gjykimit.
“Ngjarjet të cilat ju do t’i shihni kanë ndodhur thuajse para 25 vjetësh dhe me keqbesim apo jo kujtimet edhe mund të dobësohen apo shtrembërohen”, tha ai, transmeton REL, gjersa theksoi se me fillimin e ofensivës serbe, një kolonel kishte dëshmuar se brenda Kosovës gjendeshin 30 deri në 40 anëtarë aktivë të UÇK-së.
Disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për qëllime politike, e disa të tjerë janë distancuar nga frika se mund të përballen me një gjykim, sipas avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.
“Disa persona e kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK shpesh për qëllime të aktualitetit politik të ditës, por të tjerë janë përpjekur të distancohen nga ngjarjet, sepse e kanë ditur se disa prej veprimeve të tyre kanë qenë të dyshimta, dhe mund të dilnin një ditë para një gjykate penale”, ka deklaruar ai.
Sipas Emmerson-it, gjatë këtij gjykimi do të paraqitet një panoramë e ndërlikuar e një periudhe kaotike, për shkak të distancës kohore prej kur ka ndodhur lufta e deri te nisja e gjykimit.
Mbrojtja e Veselit: Disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK