“Mbrojtja më e mirë është sulmi”, Berishaj mbron Gërvallën duke i sulmuar mediat: Trillim raportimet e tyre për fjalimin në Dubrovnik

Duket se ambasadori, Martin Berishaj, ka zgjedhur sulmin ndaj mediave për t’i dalë në mbrojte kryediplomates kosovare, Donika Gërvallës, duke i cilësuar raportimet e mediave për fjalim e saj në Dubrvonik si “trillim”

“Mbrojtja më e mirë është sulmi”, Berishaj mbron Gërvallën duke sulmuar mediat: Trillim raportimet e tyre për fjalimin në Dubrovnik

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, përmes një postimi në Facebook, i ka dalë në mbrojtje shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla.

Në lidhje me deklaratën e Gërvallës që i bëri në njërin nga panelet e Dubrvonikut, ku cilësori BE-në si “tigër prej letre”.

“…Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë”, ka thënë Gërvalla.

E kësaj deklarate i reaguan emisarët, Miroslav Lajck dhe Gabriel Escbar.

Por, sipas Berishajt, kjo është vetëm trillim nga mediat këtu në Kosovë (të cilat raportuan në detaje), pasi sipas tij, një përplasje e tillë (Gërvalla vs Lajçak dhe Ecsbar) është “joekzistente.

“Trillimi i radhës apo vegëza si këndellje!

Për ata që e kuptojnë gjuhën kroate e në veçanti për ata, të cilëve iu intereson e vërteta. Pa efekt për ata të mjaftohen me trillimet e radhës në gjuhën shqipe, të cilat i ofrohen lexuesit  rreth “perplasjes” joekzistente të ministres znj Gërvalla me z. Escobar në Forum të Dubrovnikut (ku si duket nuk ka marrë pjesë asnjë gazetar as nga Kosova e as nga Shqipëria!)”, ka shkruar Berishaj.

“BE, ‘Tigër prej letre’”- krahasimi i Gërvallës, reagimet ndërkombëtare dhe ato nga opozita

Kryediplomjata kosovare ka zgjedhur idiomën e vjetër kineze “tigër prej letre” që të godasë BE-në. Kjo frazë u popullarizua nga ish-diktatori komunist, Mao Ce Duni, i cili në vitin 1956 e cilësoi imperialzimin amerikan si “tigër prej letre”, duke thënë se “imperializmi dhe të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre”.

Sipas Gërvalles, në aspektin e sigurisë, BE-ja është “e paaftë” dhe rrjedhimisht nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë Gërvalla.

I shpejtë ishte reagimi i emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për këtë “krahasim”, duke thënë se gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan është falë bashkëpunim të BE-së dhe ShBA-së.

“Politikat tona në Ballkan kanë qenë konsistente që nga të ’90 dhe pres që të mbesin kështu. Politika tonë mbështet në dy shtylla: njëra është interesimi evropian, dhe më vjen keq që duhet të dalloj nga kolegia ime kosovare, por gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të BE-së dhe ShBA-së. Dhe, kështu integrimi është aspirata më e madhe e rajonit… çdo vend që i është bashkuar BE-së është bërë më demokrat, më i qëndrueshëm dhe më prosperues”, ka thënë Escobar.

Escobar i ka ndarë vendet e Ballkanit në dy grupe: në ato që janë në NATO dhe kontribuuese në stabilitetin rajon dhe grupi i dytë janë shtetet që kanë ngecur në kapërcimin e sfidave të veta.

“Isha optimist se mundësia fantastike ekonomike do të na mundësojë t’i zgjidhim çështjet politike. Fatkeqësisht vetëm gjysma është e vërtetë. Rajoni është ndarë në dy shirita, njëri me shtetet në NATO që janë shumë më stabile, kontribuuese në stabilitetin rajonal dhe të vendosura në rrugën drejt integrimit evropian dhe shtetet tjera që po konsumojnë vëmendjen dhe burimet e të tjerëve në rajon teksa ngecin në kapërcimin e sfidave të veta. Dallimet kyçe janë që shtetet që janë në NATO dhe që kanë pasur zhvillimet më të mëdha janë ato që kanë tejkaluar sfidat e rivaliteteve etnike. Dhe, ata që vazhdojnë të kenë lidership që beson se populizmi, nacionalizmi e rivalitetet etnike janë rrugët përpara. Shpresoj të shohim të dyja, zgjerimin evropian, dialogun dhe angazhimin e fuqishëm amerikan që t’i ndihmojmë tri shtetet të lëvizin dhe të kthehen në rrugën që duhet të jenë, në përputhje me BE-në dhe fqinjët e tyre që po bëjnë shumë më mirë se ato”, ka thënë Escobar.

Më pas, pati reagim edhe nga opozita, si ai i zëdhënëses së LDK-së, Sibel Halimi.

Me anë të një postimi, Halimi vlerësoi se Gërvalla është “e zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajçak e Escobar”.

“Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e kryediplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schwarz!?”, ka shkruar Halimi.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare “si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol!”.

“Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere, sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika